Mëngjesin e së dielës, saktësisht rreth orës 04:00, në stacionin hekurudhor në Beograd arriti treni, i cili të shtunën, me pompozitete mori rrugën për Mitrovicë nga Beogradi, pas 18 vjetësh, por që arriti vetëm deri në Rashkë, pasi autoritetet kosovare nuk e lejuan të kalojë tutje.

Përkundër problemeve dhe situatës të tensionuar asnjë pasagjerë i këtij treni nuk është lënduar, dhe të gjithë janë kthyer andej nga ishin nisur.

Tani treni me afishe e mbishkrime kundër shtetit të Kosovës dhe me ikona kishtare në brendi të tij është futur në garazh.

Se çfarë do të ndodhë me këtë tren ende nuk është bërë e ditur, derisa shtypi në Beograd ka bërë shaka, veçanërisht me drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilit i është thënë që trenin ta parkojë mbi lum.