Tri super përforcime në Përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018, Sport15:29, 8 September 2016

Albert Bunjaki insiston se skuadra e tij nuk është kompletuar ende dhe pret futbollistë të tjerë.

Në ekipin e Kosovës u paraqitën disa yje, të cilët e bënë diferencën ndaj Finlandës në ndeshjen debutuese në eliminatoret për Botërorin e Rusisë.

Mirëpo, përzgjedhësi Albert Bunjaki insiston se skuadra e tij nuk është kompletuar ende, duke paralajmëruar përforcime tjera, shkruan Zëri.

Ndaj Finlandës na kanë munguar disa lojtarë si Loret Sadiku, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, por edhe Besart Berisha. Gjithashtu, jemi duke i pritur edhe dy lojtarë të rinj, të cilët luajnë si mbrojtës të krahut, e që do ta rrisin konkurrencën, por e presim edhe një portier”, deklaroi për Zërin, trajneri kosovar, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Përparim Hetemaj t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës