Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) rikujton punëdhënësit për detyrimin e tyre të respektimit të këshillave për mbrojtje të punëtorëve nga temperaturat e larta këto ditë. Nga punëdhënësit kërkohet që të riorganizojnë kohën e punës në mënyrë që të shmanget aktiviteti në të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17.

Inspektorati Shtetëror për Punë, gjatë fundjavës do të punojë me ekipe kujdestare prej 30 inspektorëve. Ndërsa shkelja e rekomandimeve mund të paraqitet në numrin e telefonit 075 402 856.

Në pajtim me planin aksionar për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, MPPS rekomandon që nga puna të lirohen gratë shtatëzëna dhe personat e moshuar mbi 60 vjeç.