Zyrtarët afganë thanë sot se së paku 13 militantë, përfshirë 5 pjesëtarë të Shtetit Islamik, janë vrarë nga sulmet ajrore në gjithë Afganistanin, gjatë 24 orëve të kaluara.

Ministria e brendshme e Afganistanit, nëpërmjet një njoftimi, tha se forcat e sigurisë “i kanë shtuar operacionet kundër terroriste” ndaj “grupeve militante amtiqeveritare”.
Sulmet ajrore janë kryer në provincën juglindore, Paktika, dhe në provincat veriore, Jowzjan dhe Sar-e Pul.