Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij egjiptian, Abdel Fatah al Sisi, me të cilin ka biseduar për mënyrat e bashkëpunimit në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe luftës kundër terrorizmit.

Në një takim e mbajtur në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se El Sisi ka bërë një punë fantastike, duke i shprehur mbështetjen e tij për Egjiptin dhe popullin egjiptian.

Në takim është biseduar po ashtu edhe për ta ndihmuar ekonominë e Egjiptit.