Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka urdhëruar partitë politike në Maqedoni që ta formojnë Qeverinë e re.

Ai u ka bërë me dije se me vazhdimin e krizës politike atje, varet edhe procesi i integrimit në aleancën perëndimore i këtij vendi, shkruan Associated Press.

Maqedonia gjendet në një paralizë politike pas zgjedhjeve të dhjetorit që kanë prodhuar bllokim të parlamentit.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë refuzuar që të bashkohen ndonjë koalicioni, nëse Gjuha Shqipe nuk bëhet gjuhë e dytë zyrtare.