Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë pajtuar për armëpushim në jugperëndim të Sirisë. Armëpushimi do të hyjë në fuqi më 9 korrik sipas orës lokale të Damaskut.

Lajmin e ka bëtë të ditur, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin u takuan sot në Humburg të Gjermanisë në kuadër të samitit të G20.