Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, për herë të parë janë takuar direkt dhe kanë shtrënguar duart, në samitin G20 në Hamburg, njoftoi Kremlini.

“Ata kanë shtrënguar duart dhe i thanë njëri-tjetrit se do të takohen ndaras pak më vonë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, transmeton AFP.

Donald Trump ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministren britanike Theresa May në samitin G20 në Hamburg, gjatë diskutimeve në luftën kundër terrorizmit.

Ndryshe, në Hamburg po vazhdojnë protestat. Demonstruesit kanë rrethuar hotelin në të cilin ndodhet zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump.

Sipas informacioneve më të reja, në protestat në Hamburg deri më tash janë lënduar 159 policë dhe janë arrestuar 45 persona, transmeton KosovaPress.