Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta masive kundër dhunës së policisë, ndërsa presidenti Donald Trump ka kërcënuar të marrë kontrollin e Minneapolis, duke paralajmëruar ata që i quajti “rrugaçë”, se forcat do të qëllojnë ndaj grabitësve. Reagimi k Trump erdhi pasi demonstruesit dogjën një rajon policie dhe protestat kundër dhunës policore kanë shpërthyer në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Trump ndërhyri me një koment në Twitter pas ditës së tretë të protestave kundër vrasjes së George Floyd në duart e policisë. Komenti i ashpër i presidentit më pas u fshi nga rrjeti Twitter me justifikimin se nxiste dhunë.

Twitter e fshehu postimin në profilin e presidentit të SHBA-së Donald Trump sepse ai shkel rregullin që ndalon “glorifikimin e dhunës”.

Presidenti Donald Trump tha se “huliganët” po e “çnderojnë kujtimin” për George Floyd, 46 vjeç, i cili vdiq të hënën.