Gjyqtari i Ligës së Kampionëve, Slavko Vincic është arrestuar nga policia në Bosnje dhe Hercegovinë për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet droge dhe prostitucioni. Vincic është arrestuar në një shtëpi në Bijeljina, ku autoritetet zbuluan nëntë femra, 26 meshkuj dhe një sasi armësh dhe kokainë. Sipas të përditshmes kroate “24Sata”, Vincic u arrestua së bashku me Tijana Maksimovic, e cila nga policia raportohet se ishte drejtuese e kësaj unaze të prostitucionit.