Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot në Davos të Zvicrës se do të suspendojë ndihmat për palestinezët, pasi autoritete e tyre nuk respektojnë SHBA-në.

Ai tha se palestinezët duhet t’iu kthehen bisedimeve paqësore me Izraelin për të marrë ndihmën financiare amerikane, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, Trump në Forumin ekonomik botëror në Davos ka pasur takime me kryeministren britanike Theresa May  dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. /kp/