Një ekzaminim nga New York Times zbulon se këshilltarët dhe ekspertët e Shtëpisë së Bardhë në komunitetin e inteligjencës amerikane e kishin paralajmëruar Presidentin Donald Trump herët për potencialin e shpërthimit të një pandemie.

Paralajmërimet përfshijnë një memorandum nga Peter Navarro, këshilltari më i lartë i Trump për tregëti, në të cilin ai thuhej se një pandemi mund të vriste më shumë se 500,000 njerëz në SHBA dhe mund të shkaktojë humbje ekonomike në vlerë prej triliona dollarësh.

Alex M Azar II, sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore, paralajmëroi drejtpërdrejt Trumpin për mundësinë e një pandemie më 30 janar – paralajmërimi i dytë që ai i dha presidentit në lidhje me virusin në dy javë, sipas New York Times.

Por, Trump ishte i ngadalshëm në kuptimin e shkallës së rrezikut të virusit, në vend të kësaj u përqëndrua në kontrollimin e mesazhit dhe mbrojtjen e përfitimeve në ekonomi.

New York Times gjithashtu fajëson ndarjet e brendshme, mungesën e planifikimit dhe besimin e presidentit në instinktet e tij për vonimin e përgjigjes së SHBA-ve ndaj pandemisë.