Donald Trump dhe Republikanët e kanë marrë shumë seriozisht “kërcënimin” e Biden për marrjen e Presidences së SHBA, pasi kanë shpenzuar 2 herë më shumë se rivalët e tyre Demokratë.
Deri më tani Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) ka shpenzuar 800 milionë dollarë për fushatën e Trump, ndërsa Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) kanë shpenzuar 414 milionë dollarë për të nxitur qytetarët të votojnë përfaqësuesin e tyre.
Por duket se Trump nuk është i kënaqur me këtë shifër të shpenzuar, ndaj ka vendosur të shpenzojë 100 milionë dollarë nga pasuria e tij personale.
Edhe në fushatën zgjedhore në vitin 2016 Trump shpenzoi 66 milionë dollarë nga pasuria e tij, ndërsa shpenzimi i 100 milionë dollarëve për fushatën e këtij viti nuk është përkrahur nga këshilltarët e tij financiarë.