Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer traditën gati 20-vjeçare duke mos organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit.

Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit që nga mandati i presidentit Bill Clinton.
Në vend të saj, presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë lëshuar një deklaratë, duke uruar besimtarët myslimanë për Festën e Fiter-Bajramit.
“Kjo festë na kujton rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe vullnetit të mirë”, thanë ata.
Trump, më herët, është kritikuar disa herë për retorikën anti-myslimane. Gjatë fushatës, ai ka bërë thirrje për mbikëqyrjen e xhamive në SHBA.