Presidenti amerikan, Donald Trump ka zgjatur lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit. Pavarësisht se ai e kundërshton me forcë, është detyruar që të respektojë marrëveshjen e arritur nën presidencën Obama.

Donald Trump ka ripërtërirë lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, pavarësisht kritikave të mëhershme të presidentit amerikan. Ky veprim është pjesë e marrëveshjes vendimtare nukleare e arritur nën presidencën e Barak Obamës në bashkëpunim me 5 fuqitë e tjera botërore. Kjo lëvizje nënkupton që sanksionet, që parandalojnë ndonjë kompani amerikane që të shesë apo merret me Iranin,do të mbeten të pezulluara.
Megjithatë departamenti amerikan I Thesarit ka vendosur sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve dhe një biznesi Kinez që ka lidhje me programin raketor të Iranit.
Trump e ka cilësuar akordin si “marrëveshjen më të keqe të arritur ndonjëherë”. Presidenti amerikan ka premtuar një rishikim të plotë të marrëveshjes me Iranin. Administrata Trump dyshon se Teherani nuk po zbaton pjesën që I takon. Por këto pretendimeve janë hedhur poshtë nga ministria e jashtme iraniane.
Deklarata e përhershme e shtetit që drejtohet nga Hasan Ruhani është se Irani nuk aspiron që të krijojë armë bërthamorë nga program I pasurimit të uraniumit. Qëllimi I tyre I vetëm është përdorimi I teknologjisë nukleare për fushën e energjitikës.