Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Ohrit, transmeton Alsat. Bëhet fjalë për një person të ri, trupi i të cilit u gjet në ujërat e liqenit pranë vendbanimit turistik Lagadin. Sipas informacioneve fillestar, nuk ka gjurmë të dhunës në trupin e ndjerë, ndërsa identiteti i personit dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen pas realizimit të hetimit./Alsat