Me Marrëveshjen e Prespës kontribuojmë për bashkëjetesë të qetë, solidaritet, bashkëpunim, miqësi dhe paqe mes dy popujve, por edhe në rajonin më të gjerë dhe ky është çmimi më i rëndësishëm, tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në lidhje me nominimin për Çmimin Nobël për paqe për të dhe për kolegun e tij nga Maqedonia, përcjell Infomagazin.

Duke folur në ngjarjen “Aleanca progresive për demokraci dhe Evropë sociale” në të cilin shefi i eurodeputetëve nga SIRIZA dhe nënkryetari i PE, Dimitris Papadimulis, e ka prezantuar atë që kanë punuar në Parlamentin Evropian, Cipras është rikujtuar në vizitën dhe takimin me Bushamaui nga Tunis, fituese e Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2015, e së cilës ishte iniciativa fillestare.

“U përgjigja dhe i shkruajta Zoran Zaevit një porosi se për ne, për mua, dhe besoj edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, çmimi më i rëndësishëm prej të gjithave është fakti se nëpërmjet kësaj marrëveshje kontribuojmë për vendosjen e bashkëjetesës në paqe, solidaritetit, miqësisë dhe paqes në rajonin e gjerë, por edhe mes dy popujve dhe ky çmim nuk mund të krahasohet me asgjë çmim tjetër”, tha kryeministri grek, Cipras.

Ndryshe, Zaev dhe Cipras arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjen 30 vjeçare për emrin për Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor 2018, tashmë është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve. Në këtë mënyrë, Maqedonia hapi rrugën për integrimin e saj Euro-Atlantik.