”Kombi maqedonas nuk ka ekzistuar kurrë”, kështu ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras të dielën në edicionin e gazetës “Etnos”, sipas portalit News 24/7. Tsipras, në intervistën që do të botohet nesër, siç njofton portali, ka folur për detajet e çështjes së emrit, ka hapur kartat për mosmarrëveshjen për emrin midis dy vendeve, përshkruan se çfarë emri do të pranonte qeveria greke dhe tha se çështja thelbësore është irredentizmi, përcjell Fol.

Në kushtet e partnerit të tij të koalicionit në qeveri dhe pozitën e saj diametralisht të ndryshme, Tsipras, sipas 24/7 News, tha se “Kamenos nuk do të bëhet Samaras”, me çka në mënyrë të jo-drejtpërdrejtë thotë se lideri i Grekëve të Pavarur nuk do të krijojë probleme në qeverinë greke. /Fol/