Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës që kanë përfshirë Stambollin, ngushtica e Bosforit sot është e mbyllur për qarkullimin e anijeve në të dy drejtimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Drejtoria e Portit të Stambollit, për shkak reshjeve të borës dhe stuhive të fuqishme, qarkullimi i anijeve nëpërmjet kalimit të Bosforit është mbyllur sot nga ora 08:55 sipas kohës lokale.

Përveç kësaj, për shkak të borës së madhe, akullit dhe erërave të forta janë anuluar 610 fluturime të planifikuara të kompanisë Turkish Airlines. Për shkak të anulimit të mbrëmshëm të fluturimeve në hotele janë vendosur 5.900 pasagjerë.

Mbrëmë janë anuluar edhe fluturimet e sotme për Sarajevë, Beograd, Shkup dhe Lubjanë si dhe për shumë qytete të tjera europiane.