Shqiptarët në Maqedoni kanë nisur më të mos i  besojnë BDI-së, kur ata thërrasin për protesta pavarësisht se për çka protestohet. Siç shihet në protestën e organizuar nga BDI-ja ka një numër të vogël të qytetarëve që protestojnë kundër kryqit në Butel. Shumë qytetarë në rrjetet sociale thonë se këto janë lojëra të partive politike andaj edhe nuk duhet të dilet. Kryqi apo çfarë do ndërtimi nuk ndalet në këto forma, populli ka përfaqësues në qeveri.