Kompanitë turke të fluturimeve përmes një njoftimi kanë informuar klientët e tyre se fluturimet e tyre tashmë kanë rifilluar.

Në njoftim thuhet se operacionet e tyre në aeroportin ”Ataturk” të Stambollit janë kthyer në normale.

Përkrahësit e Erdoganit e kanë mbështetur atë kur kishte mbërritur në aeroport, i cili kishte qenë cak i ushtarëve rebelë gjatë përpjekjeve të mbrëmshme për grusht-shtet.

Ndryshe, nga ngjarja e mbrëmshme në Turqi kanë humbur jetën më shumë se 200 persona, ndërsa janë lënduar shumë të tjerë.