Autoritetet turke dhanë urdhrin e ri për arrestimin e 23 gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët janë shkarkuar nga detyra, pasi dyshohet se i takojnë organizatës terroriste FETO.

Gjashtë prokurorë dhe 17 gjykatës dyshohet se janë mbështetës të Fetulah Gulen, të cilin Ankaraja e bën përgjegjës për grusht-shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Dy gjykatës janë burgosur derisa ishin në punë. Ndryshe, të premten janë shkarkuar gjithsej 107 gjykatës dhe prokurorë. Deri më tash në gjithë Turqinë, pas dështimit të grusht-shtetit, janë shkarkuar rreth 100 mijë zyrtarë shtetërorë, përfshirë 4,200 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa më shumë se 47 mijë njerëz janë arrestuar.