Kryeministri turk Ahmet Davutoglu shprehu gatishmërinë e Turqisë që të ndërmjetësojë në tejkalimin e krizës ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit.

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe kryeministri i Republikës së Turqisë Davutoglu, transmeton aa, në fjalimin e sotëm të AK Partisë të sesionit të komitetit politik në parlament, tha se Turqia është një vend që ndodhet në rajonin e vorbullës së krizës dhe konflikteve, e cila është shtuar tashmë pas situatës së re në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit.

“Tensionet filluan me ekzekutimin e 47 njerëzve në Arabinë Saudite, ndër të cilët ishte një zyrtar shiit mysliman fetar, dhe 44 anëtarë të Al Kaedës, ndërsa u përshkallëzuan sulmet e mëvonshme mbi ambasadës saudite në Teheran dhe konsullatën në Mashhad. Misionet diplomatike janë të mbrojtura me marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato duhet të mbrohen edhe në të gjitha situatat e trazirave dhe konfliktit.

Si një vend, misionet diplomatike të të cilës u sulmuan në të kaluarën, ne besojmë se këto sulme janë të papranueshme, pavarësisht arsyeve për këtë. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e tilla. Tani, për fat të keq, plotësisht janë shkëputur të gjitha marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, deklaroi Davutoglu.

Duke rikujtuar se Turqia gjithmonë kishte paralajmëruar se tensionet dhe konfliktet ndërmjet grupeve mes’hepe në rajon kanë potencial për të shkaktuar probleme të mëdha, Davutoglu tha se ishte pikërisht tensionet e tillë janë rritje.

Duke vënë në dukje se Irani dhe Arabia Saudite, dy miq dhe aleatë të Turqisë të cilat kanë një pozicion të rëndësishëm në botën islame, Davutoglu tha se tensionet aktuale dhe kriza në marrëdhëniet mes dy vendeve mund në mënyrë shtesë të komplikojnë situatën në rajon.

“Të gjitha vendet në rajon duhet, dhe ne atë presim, që këtë situatë ta tejkalojnë me kujdes dhe në mënyrë konstruktive në drejtim të uljes së tensioneve. Ne besojmë se rrugët diplomatike duhet të hapen sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të shmangen pasoja negative për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, tha Davutoglu.

Ai theksuar se Turqia është e gatshme të investojë përpjekje maksimale për të ndërmjetësuar në tejkalimin e krizës midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Sipas tij, rajoni duhet të punojë në gjetjen e një zgjidhje dhe të vendosë paqen dhe të mos krijojë konflikte të reja.

“Turqia gjithmonë ka punuar në mënyrë konstruktive për ndërtimin e paqes në aspektin e të gjitha konflikteve dhe krizave në rajon ndaj ne edhe sot këtë e bëjmë. Ky është drejtimi që ndjekim dhe që ne nuk do të ndryshojmë. Ne shpresojmë që tek të gjitha vendet e rajonit të mbizotërojë arsyeja dhe me hapa të kujdesshëm do të zgjidhim të gjitha konfliktet aktuale”, tha Davutoglu.

Autoritetet saudite të shtunën në mëngjes thanë se kanë ekzekutuar 47 persona të dënuar për terrorizëm në vend, në mesin e tyre edhe liderin lokal fetar të pakicës shiite Nimr el-Nimra. Irani dënoi ashpër këtë veprim nga autoritetet në Rijad, ndërsa gjatë një proteste të njëjtën ditë në Teheran ambasadës saudite iu vu zjarri dhe sulmuan konsullatën në Mashhad.

Për shkak të kësaj, Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike ndërsa më vonë edhe ato ekonomike me Iranin. Të njëjtën gjë e bënë dje dhe autoritetet e Bahreinit, ndërsa Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ulën marrëdhëniet dypalëshe me Iranin në nivel të zyrës për çështje diplomatike.

Shqetësime në lidhje me krizën aktuale në marrëdhëniet midis Riadit dhe Teheranit kanë shprehur Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA’të, Britania e Madhe dhe aktorë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Kina dhe Franca kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa përveç Turqisë, dhe Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me të dy vendet për ndërmjetësim në zgjidhjen e krizës.

davutoglu