Kriza më e madhe me refugjatët pas Luftës së Dytë Botërore tregon se 57 përqind e personave që janë shpërngulur nga vendet e tyre kanë gjetur strehim në 10 shtete. Ndërsa Turqia ndodhet në krye të kësaj përqindjeje duke strehuar 3.1 milionë persona të cilët kërkojnë mbrojtje, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) për vitin 2015 flasin se në të gjithë botën ndodhen 21.3 milionë refugjatë, ndërsa 65.3 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendet e tyre.

Sipas UNHCR-së në vitin 2015 mesatarisht në çdo minutë 24 persona kanë mbetur pa shtëpi, që nënkutpon se çdo ditë më shumë se 34 mijë persona kanë qenë të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

Madje, thuhet se 51 përqind e refugjatëve janë të moshës nën 18 vjeç. Gjithashtu vërehet se në vitin 2015 janë kthyer në shtëpitë e tyre 201 mijë e 400 refugjatë nga të cilët shumica e tyre përbëhen nga refugjatët afganë.

 

Turqia në krye të listës

Turqia ndodhet në krye të vendeve që strehojnë dhe pranojnë personat që kërkojnë mbrojtje, ku sipas të dhënave dhjetor 2016 të Drejtorisë së Përgjithshme të departamentit të migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme theksohet se në Turqi ndodhen në total 3.1 milionë refugjatë. Turqia më këtë shifër del në plan të parë si vendi i parë që strehon popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë.

Nga personat që Turqia strehon vihet në dukje se nga 2.8 milionë personat që ndodhen nën mbrojtjen e përkohshme e përbëjnë sirianët, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej afërsisht 291 mijë persona janë persona të cilët kanë ardhur nga vendet si Iraku, Afganistani, Irani, Somalia dhe vendet e tjera.

 

Vendet e tjera

Në të dhënat e UNHCR-së për vitin 2015 vihet në dukje se 9 vendet që kanë strehuar më shumë refugjatë sipas numrit të refugjatëve radhiten si më poshtë:

Pakistani (1.6 milionë), Libani (1.1 milion), Irani (979.400), Etiopia (736.100), Jordania (664.100), Kenia (552.000), Uganda (428.400), Çadi (420.000), Sudani (356.200).

Refugjatët më së shumti nga Siria

Siria radhitet në vendin e parë me numrin e refugjatëve ku në të gjithë botën janë 4.9 milionë sirianë, ndërsa më pas Afganistani me 2.7 milionë dhe Somalia me 1.1 milionë refugjatë që ndodhen në vendet e tjera.

Bëhet e ditur se pothuajse të gjithë refugjatët që ndodhen në Paksitan përbëhen nga personat e ardhur nga Afganistani. Ndërsa Turqia strehon 30 përqind të personave nga Pakistani dhe Libani që kanë nevojë për mbrojtje.

Sipas të dhënave për vitin 2015 theksohet se në total 10 shtete strehojnë 57 përqind të refugjatëve.

thumbs_b_c_770ae8432063b34043b419072f5b74531.jpg