Mbrëmë në ora 23:30, Kumanova përsëri është regjistruar me nivelin më të lartë të grimcave PM10.

 

Ajri i ndotur ka arritur 388 PM10 metër kub, kurse lejueshmëria e PM10 është 50mg/m3.

Kjo do të thotë se ajri i ndotur është 8 herë më i ndotur sesa norma e lejuar. Kjo nuk është hera e parë që Kumanova regjistrohet si qyteti më i ndotur dhe nuk është ndërmarrë asgjë deri më tani nga organet kompetente, shkruan Denes.