Ish-kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, është rizgjedhur në postin e president i Këshillit Evropian, të enjten në Bruksel.

Gjatë fjalimit të tij, pas rizgjedhjes, Tusk është përqendruar edhe te Ballkani, duke alarmuar shtetet anëtare për gjendjen në BallkaninPerëndimor.

“Këtë mbrëmje, udhëheqësit do të adresojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, një rajon që është vital për Evropën. Tensionet dhe përçarjet janë shkallëzuar, pjesërisht për shkak të ndikimeve të jashtme dashakëqija, që po destabilizojnë disa vende prej kohësh”, ka thënë Tusk.

“Unë do t’i propozoj udhëheqësve që të ndërmarrin masa, përfshirë në komunikimet tona strategjike. Për vendet e rajonit, mesazhi ynë do të jetë i qartë: Bashkimi Evropian i qëndron pas premtimit të Selanikut, dhe mbetet plotësisht i angazhuar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Unë dua që liderët të rikonfirmojnë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor“, ka deklaruar Tusk.