Nisma qytetare ‘Tvrdokroni’ së bashku me Forcat e Bashkuara Maqedonase, lëvizja ‘Rilindja’ dhe Kongresi Botëror Maqedonas kanë paralajmëruar protestë, kundër, sipas tyre, kuvendit dhe qeverisë jo-legjitime, përcjell Fol.

Ata thonë se gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim, përderisa Maqedonia nuk i kthehet popullit maqedonas, qytetarëve do t’ju ndajnë udhëzime për mënyrat e shprehjes së padëgjueshmërisë qytetare.

‘Tvrdokorni’ shprehen se kjo fushatë do të jetë kundër fuqive të brendshme, siç janë partitë, organizatat, si dhe individëve të cilët, sipas tyre punojnë për shkatërrimin e popullit maqedonas.

Përndryshe, e ashtuquajtura shoqatë “Tvrdokorni” e cila në pranverën e 2017-s protestonte kundër Platformës Shqiptare para Qeverisë së Maqedonisë me muaj të tërë, më 22 nëntor kanë protestuar edhe kundër ligjit të gjuhëve para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe para Kuvendit të Maqedonisë. /Fol/