Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” reagoi për arrestimin e djalit i cili dje, gjatë orës policore, kishte dalë për ta shëtitur qenin.

“Ne në këtë shohim demonstrim të forcës dhe keqtrajtim ndaj një minoreni dhe kanakarit të ri për çka kërkojmë urgjentisht identifikim të personave zyrtarë dhe dënim për ta. Në kohën kur njerëzit nëpër rrugë protestojnë ose vallëzojnë dhe kalojnë pa u ndëshkuar, a duket kështu profesionalizmi i policë tonë dhe zbatimi i turpshëm i masave në pajtim me ingerencat policore në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme”, thekson “Anima mundi” në reagim.

Gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale është shpërndarë një incizim në të cilin vërehen disa nëpunës policorë privojnë nga liria një person i cili u kap jashtë shtëpisë së tij duke shëtitur qenin për derisa po zgjate kufizimi i lëvizjes Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se rasti konkret është evidentuar dhe se po merren masa për konfirmimin e ligjshmërisë së veprimit të nëpunësve policorë. Sipas tij opinioni do të njoftohet nëse ka pasur shkelje gjatë privimit të lirisë.