Pacientja shtatzënë e prekur nga COVID-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm. Këtë lajm e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

MSh-ja konfirmon vdekjen e shtatzënës 40-vjeçare nga COVID-19

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.