Sot u vendos gurë themeli për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në f.Maranë, në ceremoninë e vendosjes së gur-themelit mori pjesë edhe kryetari i komunës z.Azem Sadiki bashkë me drejtorin e Shkollës Fillore z.Idriz Shabani dhe drejtori i NPK z.Erduan Saliju njëashtu edhe udhëheqësi i Urbanizmit z.Iljaz Muaxheri.
Sipërfaqja e sallës sportive është 650m2, dhe ka kushtuar 25.000.000 denarë.
Vlenë të theksohet se ky projekt ishte në plan-programin e kryetarit i cili projekt tashmë po bëhet realitet, kësaj Shkolle Fillore i ka munguar palestra sportive, dhe ne nuk do të ndalemi këtu me investime infrastrukturore në shkolla dhe investime kapitale në arsim në të gjithë komunën tonë.