Kohë më parë është përfolur rreth një lidhje të mundshme mes këngëtarëve Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, por ishte Mimoza ajo që kishte mohuar një gjë të tillë.

Por, faktet treguan të kundërtën, pasi ata janë kapur nga paparacët teksa pushonin së bashku në plazh.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ua vë veshin se çfarë thuhet për jetën e saj private dhe vazhdon të bëjë qejf në pushime.

Ajo përmes rrjetit social Instgram ka publikuar një foto në të cilën uroi të gjithë për pushime të mbara.

Si kundërpërgjigje për gjithë atë çfarë u fol në medie Mimoza shkroi diçka në Instagram, duke e shoqëruar me një foto nga pushimet.

“Pushime te mbara për te gjith ju ❤️” shkruan ajo.