Uebinari i dytë “Bashkëpunim rajonal dhe mbështetje nga BE dhe NATO kundër ndikimit të aktorëve tjerë shtetëror në ballafaqimin me pandeminë”, në suaza të projektit me temë “Sfidat rajonale të sigurisë gjatëkrizës së pandemisë dhe pas saj”, do të mbahet sot në organizim të Fakultetit të Sigurisë – Shkup në bashkëpunim të përbashkët me Fondacionin “Konrad Adenauer”, nga RF e Gjermanisë si partnerë shumëvjeçar në shumë projekte rajonale nga fusha e sigurisë.

Në uebinarin e sotëm do të mbajnë fjalime Zoran Popov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, prof.dr. Marjan Gjurovski, prorektor i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit”-Manastir dhe profesori i Fakultetit të Sigurisë-Shkup, prof.dr. Tatjana Dronzina nga Universiteti i Sofjes, dhe prof.dr. Dragan Gjukanoviq nga Universiteti i Beogradit. Pjesëmarrës do të jenë edhe profesorë, studentë, opinioni ekspert.

“Shtetit i nevojitet mbështetje e domosdoshme dhe ndihmë prej jashtë dhe bashkëpunim rajonal në fushën e shëndetësisë, sigurisë dhe menaxhimit me krizat në ballafaqimin me pandeminë”, konsideron prof.dr. Marjan Gjurovski nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup në bazë të konkluzioneve nga rezultatet e tanishme të analizës.

Projekti ka për qëllim të ofrojë analizë krahasuese të masave të buta dhe të forta dhe mekanizma tjerë, politikat dhe në përgjithësi mënyra e ballafaqimit të këtyre vendeve nga rajoni me pandeminë globale. Njëherit, do të ofrojë analizë të aspekteve gjeopolitike dhe veprim në kushte të pandemisë globale, informon prof.dr. Marjan Gjurovski i cili është bartës i projektit rajonal të Fakultetit të Sigurisë-Shkup dhe Fondacionit “Konrad Adenauer” nga RF e Gjermanisë.

Realizimi i aktiviteteve të projektit është në drejtim të sensibilizimit të opinionit ekspert si dhe bartësit e vendimeve nga fusha e sigurisë, me ç’rast do të përfshihen përvoja dhe rekomandime nga tre vende të rajonit, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia.

Projekti parashikon sesione eksperte-onlajn, nga dy në muajt maj dhe qershor, ndërsa do të rurmbullaksohet me dhënien e publikimit me rekomandime dhe konkluzione, të përpunuar nga ana e tre ekspertëve të sigurisë nga Maqedonia e Veriut , Serbia dhe Bullgaria.