Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme dhe se si ndikojnë ato në besimin e institucioneve, janë problemi më i madh i shteteve të Ballkanit Perëndimor, konstatuan sot folësit e Uebinarit të sigurisë të Qendrës Marshall, Asociacionit Alumni në të cilën fjalime hyrëse patën presidenti Stevo Pendarovski, ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë, Kejt Meri Bërnz dhe Anke Holshtajn dhe shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, kolonel Zoran Jankoviq.

Uebinari, i cili është sponsoruar prej programeve alumni të Qendrës për studime të sigurisë Xhorxh Marshall, Garmishpartenkirhen, Shoqata e Alumni e Qendrës Marshall në Maqedoninë e Veriut, Sektori për diplomaci publike të NATO-s, këtë vit është fokusuar në “Problemet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor në mes të krizës së virusit Korona 19: Perspektiva euroatlantike”.

“Në uebinarin njëditor i ndarë në tre panele tematike u debatuan temat të cilat janë “gështenja të nxehta” në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Vëmendje e veçantë i është kushtuar implikimeve nga përfshirja e forcave të mëdha në rajon. Njëherësh, ky është mund që të jepet dritë mbi gjendjen me krizën e “Kovid-19″ në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor dhe jashtë tij”, informojnë organizatorët.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të suksesshme është duke u përballur me krizën e Koronavirusit dhe me kanosjet hibride dhe se pret prej qeverisë së re t’i vazhdojë reformat veçanërisht në pjesën e qeverisjes të së drejtës, luftën me korrupsionin dhe reformat në administratë.

Ambasadorja amerikane Bërnz e theksoi mbështetjen e SHBA-së në angazhimet reformuese të vendit tonë ndërsa ambasadorja gjermane Holshtajn theksoi se pret së shpejti të fillojmë me negociatat për anëtarësim në BE.