UEFA ka publikuar mbrëmjen e së martës formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në një turne Evropian.

Formacioni më i mirë është përzgjedhur pas votimit të rreth 3,5 milionë votuesve në faqen e UEFA-s.

Për përzgjedhjen e 11-shes më të mirë, “qeveria e futbollit europian” hodhi për votim emrat e 50 futbollistëve që kanë bërë histori në kampionatet evropiane.

Lojtari më i votuar është Zidane me rreth 83 për qind të preferencave, ndërsa pas tij vjen Paolo Maldini.

Kombëtarja që ka më shumë futbollistë në këtë formacion është Italia, me 3 të tillë. Në portë është zgjedhur Bufon, ndërsa mbrojta përbëhet nga ish-kapiteni i Milanit, Maldini, mbrojtësi i Bajernit, Lahm dhe pas tyre vijnë Bekenbauer dhe Puyol.

Për mesfushën janë votuar Iniesta, Pirlo dhe Zidan. Ndërsa sulmi i ‘ëndrrave’ përbëhet nga: Henrri, Van Basten dhe Kristiano Ronaldo.