Reali  Madridi fitoi titullin e 12-të si kampion i Europës në sezonin e kaluar dhe kështu arriti ti shtoj edhe një tjetër titull kampioni Europian kabinës së trofeve të tyre.

Ky titull edhe njëherë dëshmoi lidhjen e ngushtë që klubi Madrilen e mban me të pasi është klubi që e ka fituar më së shumti herë këtë titull nga të gjitha klubet tjera Europiane në historinë e këtij kompeticioni.

Shtëpia më e madhe e futbollit Europian, UEFA, ka publikuar listën e 30-të klubeve më të mira në historinë e Copa de Europa që tani quhet Champions League. Në këtë listë padyshim se lider është klubi i Real Madridit që ka dominuar plotësisht në të gjitha statistikat që nga krijimi i këtij kompeticioni në vitin 1955.

Klubi Madrilen mban pothuajse të gjitha rekordet e mundshme të kompeticionit më të madh Europian për klube dhe prin renditjen me 249 fitore, 73 barazime dhe 94 humbje. Reali ka gjithsej 571 pikë në vendin e parë para Bayernit që është e dyta me 443 pikë dhe Barcelonës që renditet e treta me 410 pikë.

Më lart janë 30 klubet më të mira në Copa de Europa/Champions League që nga krijimi i këtij kompeticionit në vitin 1955 e deri më tani në vitin 2018.