Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka shpallur aktgjykimin ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic. Deputet e Vetëvendosjes janë shpallur sot fajtorë, raporton Gazeta Blic. Albulena Haxhiu është dënuar me 1 vit e tre muaj ndërsa deputetja Donika Kadaj- Bujupi është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj.