Mijëra njerëz janë shokuar duke parë ujëvarën e Niagarës pasditen e së shtunës pasi uji mori ngjyrë të zezë dhe shkaktonte një erë të keqe.

Ekspertët kanë sqaruar se gjithcka ndodhi nga mbetjet e filtrave të zeza që përdoren për pastrimin e ujit. Për një moment të gjithë u frikësuan duke menduar se ishte rrjedhje e naftës, por fatmirësisht asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Stafi që kujdeset për zonën rreth Ujëvarës së Niagarës në Kanada ka kërkuar falje për alarmin që kanë shkaktuar te banorët dhe turistët.

Sipas BBC, në një deklaratë ata sqaruan se uji i zi ishte rezultat i ndryshimit rutinë dhe të domosdoshëm që bëhet cdo vit për pastrimin e vendit.

/oranews.tv/