Ndërmarrja publike komunale “Tetovë”  përmes një shkrese për portalin informativ Fol njofton se “Uji në Tetovë është i pastër sa i përket gjendjes mikro biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.

Nga NPK “Tetovë” në një prononcim për Fol njoftojnë që: “Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës është i pastër për pije.

Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije.

Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije”./Fol/