Ukraina është skuadra e fundit që siguron kalimin në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Andrij Shevchenko ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Suedisë pas 120 minutash lojë në Glasgow të Skocisë dhe tani do të sfidojë Anglinë në çerekfinale.
Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me anë të anësorit të Manchester City-t, Zinchenko, që mori një kros nga Yarmolenko dhe gjuajti saktë për të dërguar topin në rrjetē.

Suedia ia doli të rikthejë baraspeshën po nnë pjesën e parë me anë të Forsberg, që shënoi pas asistit të Isak, ndërsa rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt dhe dy skuadrat iu drejtuan shtesës 30-minutëshe.

Këtu ishte Danielson që u ndëshkua me karton të kuq dhe la Suedinë me 10 futbollistë, ndërsa ukrainasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe shënuan golin e kualifikimit me Dovbyk në minutën e 120-ë.