Një bashkëbisedim telefonik ka çtensionuar marrëdhënien mes Maqedonisë e Serbisë, pasi kjo e fundit tërhoqi diplomatët nga Shkupi. Presidenti serb Vuçiç dhe zvkryeministri maqedonas Osmani e kanë konfirmuar këtë publikisht.

Përplasja diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë u theksua kur kjo e fundit tërhoqi diplomatët e saj nga Maqedonia në filllim të javës.
Inicdenti përkoi me raportimet se Shkupi po bënte përpjekje diplomatike për të mbështetur antarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa Serbia nuk pranon njohjen e Kosovës dhe pengon përpjekjet e saj për antarësim në organizatat ndërkombëtare si shtet I pavarur.
Por Serbia tashmë flet për aksione më të mëdha offensive nga ana e Maqedonisë. Gjatë një interviste, vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë:
“Problemi është se dikush po përpiqet të krijojë një problem politik e ta përfshijë Serbinë në të. Unë nuk do lejoj që kjo të ndodhë. Po mblidhet informacion për të dëmtuar Serbinë, duke thënë psh se Serbia është një lloj grope e zezë në Ballkan e që ne po komplotojmë me Rusinë”
Kjo është një mënyrë për Serbinë për t’I thënë Maqedonisë “ne e dimë se cfarë jeni duke bërë; ju lutem mos e bëni! Nuk ju urojmë asnjë të keqe; ju urojmë cdo të mirë edhe pse ju e keni njohur Kosovëm, edhe pse ju do votoni pro antarësimit të Kosovës në UNESCO, sepse në fund të fundit ky vendim I takon qeverisë së Maqedonisë.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja nga pala maqedonase. Në një fjalim ku dukej vullneti për uljen e tensioneve, zvkryeministri I Maqedonisë Bujar Osmani tha se aplikimin e Prishtinës për antarësim në UNESCO e kishte mësuar nga një telefonatë.
“Natyrisht që ne po e ndjekim nga afër situatën, por nuk duam të dalim në konkluzione të nxituara. Ajo cka mund të bëjmë është të mirëpresim qëndrimin e zyrtarëve të Serbisë. “
Në një komunikatë për mediat thuhet se gjatë një bashkëbisedimi të gjatë telefonik, udhëheqësit e dy vendeve kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre përmes dialogut.