Komisioni Rregullator për Energjetikë sot i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendim të tyre, çmimet e derivateve të naftës mesatarisht do të ulen për 3.42 përqind.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 62 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 64 denarë për litër.

Kurse Eurodiseli do të shitet për 54.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 43.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.