R E A G I M

UNITETI reagon ashpër ndaj vendimit të Presidentit të vendit Gjorgi Ivanov për falje të të gjitha strukturave politike që janë të dyshuar, nën hetime, apo të arrestuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, vjedhje të zgjedhjeve, keqpërdorim të pushtetit, malverzime finansiare, diskriminim ndaj qytetarëve vetëm për shkak të përkatësisë etnike, partiake etj. duke u montuar edhe raste të rënda, duke i burgosur dhe duke i vrarë.

Me këtë veprim kriza e thellë politike në vend rrezikon ta shpiejë vendin tonë drejtë kaosit të përgjithshëm dhe përjashtimit të sistemit juridik në tërësi. Pas ditës së sotshme nuk ka asnjë arsye që qytetarët tjerë të qëndrojnë në burgjet e vendit.

UNITETI bënë thirrje Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë urgjentisht në parandalimin e eskalimit të situatës në vendin tonë. Thërrasim qytetarët pa marrë parasysh përkatësisë etnike e partiake, të ruajnë gjakftohtosinë dhe në mënyrë demokratike dhe të civilizuar t’i thonë “Jo” rrënimit të demokracisë dhe të shtetit tonë.”

Shkup, 12 prill 2016