Partitë opozitare shqiptare Uniteti, Besa  dhe LR PDSH janë ftuar në një takim të përbashkët me të dërguarin e posaçëm të Bundestagut gjerman Johanes Hajndël. Takimi po zhvillohet në këto momente në Shkup dhe në të po bisedohet për krizën aktuale politike në vend dhe gjetjen e mënyrës për të dalur nga e njejta.

Kohë më parë publikisht u tha se partitë opozitare shqiptare duhet të kyçen në bisedimet në të cilat po bisedohet për fatin e vendit pasi dy partitë e kyçura deri më tani BDI dhe PDSH kunë humbur legjitimitetin për ta përfaqësuar popullin shqiptar si dhe nuk janë në mundësi për ta zgjidhur krizën pasi të njejtat ishin shkaktare e të njejtës./FAKTE.Net