Sot Kuvendi Qendror i UNITETIT mbajti mbledhjen e radhës, pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016. Kuvendi Qendror solli Plan aksional për ngritjen e gatishmërisë të UNITETIT për kryerjen me sukses të detyrave që imponohen lidhur me strukturimin e mëtutjeshëm të partisë, vazhdimin e mbledhjes së nënshkrimeve për nismën qytetare të drejtuar Kuvendit të Republikës, kompletimi dhe ushtrimi i shtabeve zgjedhore në nivel të degëve, organizimi i takimeve me qytetarët dhe çështja e koalicioneve. Kuvendi, gjithashtu, e shqyrtoi edhe ndryshimin e Kodit zgjedhor dhe konstatoi se i njejti, si dhe vendimi aktual për pastrimin e listës zgjedhore, mënyra e zgjedhjes së deputetëve nga diaspora dhe e zgjedhjeve lokale në të ardhmen është në dëm të madh për shqiptarët për këtë arsye: Pa regjistrim të popullatës nuk mund të krijohet Listë zgjedhore valide; Vendimi që mbi 100.000 votues shqiptarë në mërgatë të votojnë vetëm për 3 deputetë është një padrejtësi dhe zhvlerësim i votës, në kushte kur ata nuk mund të vijnë të votojnë në vendin e tyre pa u paraqitur paraprakisht në KSHZ. Qytetarëve u vështirësohet kryerja e këtij procesi për shkak të mungesës nga puna dhe shpenzimeve të pa nevojshme. Zgjidhja në këtë mënyrë nuk është pastrim i listave nga votuesit e rrejshëm, por pastrim nga votuesit shqiptarë, ngase në këtë mënyrë shqiptarët do të pësojnë humbje të shumëfishtë: humbjen e numrit të deputetëve nga diaspora, ku janë caktuar të zgjidhen me aq numër të madh votash vetëm 3 deputetë dhe në zgjedhjet lokale, me aplikimin e ligjit dhe të listave të ndara, shqiptarët do ta humbin udhëheqjen me Kërçovën, Strugën dhe komuna tjera; Votimi nëpër përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë, në kushte të organizimit të vjedhjes së votave brenda shtetit, ashtu siç është realizuar deri më tani, nuk garanton proces të besueshëm të votimit, ngase deri më tani është vërtetuar manipulimi i këtij procesi nga ana e partive në pushtet nëpërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme