Ish Deputeti Abedin Zymberi në një status në profilin e tij Facebook Uron  Themelimin e Universitetit te Ri në gjuhën shqipe, pamvaresisht qëllimeve politike të themeluesve. 

Më poshtë shënimi i tij:

UNIVERZITETI NË SHKUP ËSHTË VEPËR KOMBËTARE
Pamvarësisht bisedave dhe dyshimeve deri diku të arsyeshme, pamvarësisht edhe qëllimeve të partis në pushtet BDI që do ta politizojë dhe do ta shfrytezojë për zgjedhjet, unë mendoj se Univerziteti është arma më e fortë kundër injorancës. Është e vërtet se në fillim do të keqpërdoret nga ndikimet e partive politike por besoj se partit vijnë e shkojnë kurse univerziteti mbetet. Çdo univerzitet kur themelohet i ka problemet e saj por me kohën besojë se do të krijoen kuadro të fuqoshëm që do të sjellin edhe kualitete arsimore. Edhe pse unë kam dilemat e mija për realizimin e kty projekti kaq madhorë nga shkaku se me sa e di unë nuk janë të ndara mjete në buxhet për vitin 2016 për kët projekt. Kjo do të shfrytëzohet politikisht dhe mos realizimi do ti ket arsyet e veta. Mbetet koha të dëshmonë se sa i sinqert është ky qëllimë. Është me rëndësi të gjithë ti japim përkrahje themelimit dhe fillimit sa më të shpejt të univerzitetit NËN TEREZA në Shkupë, në qytetin e lasht të shqiptarëve të Shqipërisë së Ismail Qemalit.
Urime…Urimee…..Urime…..

1abedinabedin