remz

Shkruan: Remzi Memedi

Për te gjithë ata që abuzojne me nocionin REFORMË dhe BASHKIM.

Deri sa nevoja e ndryshimit te politikbërjes së shqiptarve në këtë vend është domosdoshmeri shumëkush flet për “reforma” por nuk ndërmer asgjë në atë drejtim, ndërsa ata që vepruan me guximshëm dhe me konkretisht në drejtim të një reforme që po ndodh dhe ajo është LËVIZJA PËR REFORMA përballen me lloj-lloj sulmesh nga më të ultat. BASHKIMI,poashtu është një nocion dhe nevojë e shqiptarëve dhe shumkush sa mos them të gjithë me qindra here për demagogji ditore flasin për “bashkim” e në fakt bëjnë vetëm përcarje duke i besuar tmerrësisht formulës Përçaj dhe Sundo (Devita et Impera) dhe ata LËVIZJA PËR REFORMA dhe RILINDJA DEMOKRATIKE KOMBËTARE që për herë të parë bënë një bashkim të definuar qartë si bashkim për shqiptarët nën emrin Aleanca Për Shqiptarët në vend që të mbështeten unanimisht akuzohen ose përpiqen të lihen nën hije nga po ata që çdo ditë janë paraqitur dhe paraqiten me “gojën plot” Ndryshime dhe Bashkime. Megjithatë këto janë individ ndërsa shqiptarët janë shumë më shumë se një grusht njerëzish që abuzojn çdo ditë me këto nocione që jane nevoje e domosdoshme prandaj shqiptarët çdo ditë e më tepër po arsyetojn dhe mbështesin ALEANCËN PËR SHQIPTARËT