Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit, Ditën e mësimit në gjuhën turke, i uroi pjesëtarët e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më lejoni të ndaj me ju ndjenjën e krenarisë që këtë festë që është pjesë e festave të përcaktuara me ligj për të shprehur respekt ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë të çdo bashkësie e cila është pjesë e pandashme e indit shoqëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e kremtojmë në një frymë ndryshe e cila frymëzon, për shkak se arsimimi, krijimtaria dhe kultivimi i gjuhës amtare është me rëndësi multidimensionale për çdo bashkësi e cila është pjesë përbërëse e kësaj shoqërie”, shkruan Xhaferi në urim.

Bashkësia turke, si urë e ndërlidhjes me Republikën e Turqisë e cila është mik i dëshmuar i vendit tonë, ka kontribut të madh në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të drejtë, më demokratike dhe më humane për të gjithë qytetarët ndërsa bashkëpunimi ekonomik është shembull i shkëlqyer se kur ka vullnet të sinqertë për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve, asnjë kufi nuk paraqet pengesë.