Bashkimi Demokratik për Integrim në Kongresin e sotëm të katërt zgjedhor do të zgjedh Kryetarin e partisë, Kongresin e vazhdimësisë i cili përbëhet nga 1/3 e delegatëve, Komisionin Qëndror Zgjedhor partiak, Këshillin kombëtar ku do të marrin pjesë edhe personalitete eminente nga vendi dhe jashtë transmeton Tetova sot.

Gjithashtu, do të miratohen ndryshime statutare me të gjitha organet e reja partiake, përfshirë edhe Sekretarin për mundësi të barabarta si dhe 5 rezolutatet në formën e prioriteteve programore: Integrim konsensual, Veting, Jetesë cilësore, Zhvillim dhe vende pune si dhe Rinia në vend të parë, bashkë edhe me Deklaratën për vlerat tona.
Jemi të bindur që rezultatet e Kongresit do të kontribuojnë në politika të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Kongresi do të mbahet sot, e shtunë 21 dhjetor 2019, me illim në ora 16:00 në Qendrën Sportive Rekreuse “Kalaja” në Shkup.

Paraprakisht, BDI ka zgjedhur përbërje tërësisht të plotë të rinisë dhe të forumit të grave, gati se 100% të kryetarëve të rinjë të degëve dhe mbi 90% të kryetarëve të rinjë të këshillave vendor në një procedure konstruktive, demokratike dhe transparente, të transmetuar direkt në rrjetet sociale.