Ai është i njohur për aftësitë e tij atletike, duke “rrëmbyer” 8 herë medaljen e artë olimpike, por ka dhe një tjetër ambicie: të bëhet futbollist profesionist.

Usain Bolt ka nisur të realizojë ëndrrën, dhe dje është bashkuar me skuadrën e Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundoëns, ku ka kryer dhe seancën e parë stërvitore. Trajneri i skuadrës e pranon lojtarin, madje tregon dhe pozicionet se ku ai mund ta aktivizojë.

“E mira është se ai është një lojtari i lirë. Ne mund të nënshkruajmë me atë. Ai mund të luajë në çdo pozicion që dëshiron. Ai mund të luajë si sulmuesi kryesor për shkak të shtatlartësisë së tij. Mund të jetë një portier apo një qendërmbrojtës, kudo që ai dëshiron”,-tha trajneri Pitso Moismane.