Ndoshta e dini se patatet, çaji i kamomilës dhe kastraveci janë “vrasës” të rrathëve të errët në sy. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa produkte të tjera që janë shumë të efektshme.

Sa herë i keni provuar për të fshehur rrathët e errët me grim të fortë? Mungesa e gjumit dhe stresi vërehen qartë në fytyrën tuaj, e që të mos keni nevojë që lëkurën tuaj t’a ngulfatni me preparate kimike të ndryshme, përdorni produkte natyrale.

Vaj i bajameve

Është ideal për lëkurën e ndjeshme rreth syve. Me disa pika lyeni sytë me këtë vaj me gishta dhe i bëni masazh çdo natë para se të shkoni për të fjetur ndërsa në mëngjes i shpërlani me ujë të ftohtë.

Limoni

Vitamina C e limonit i largon rrathët e errët rreth syve. Lëngun e freskët të limonit e qitni në vatë pambuku, lëreni për 15 minuta në sytë e tuaj, pastaj shpërlajini me ujë të vakët.

Molla

Vitamina B dhe C, kalium, po edhe tanina e ushqejnë zonën e ndjeshme të lëkurës dhe e bëjnë lëkurën më të ndritshme. Pritini mollën në feta. Vendosini fetat nën sy dhe lërini për gjysmë ore e pas kësaj shpërlajini sytë me ujë të ftohtë. Pastaj aplikoni kremë në fytyrën tuaj.

Menta

Pesë, gjashtë gjethe të mentës i vëni në zonën e syve për rreth dhjetë minuta, pastaj fshijini. Menta përndryshe zakonisht konsiderohet si një medikament për rrathët e errët të syve.